Doli pozitiv në testin anti-doping, Rossi rrezikon të dënohet për një vit
Giuseppe Rossi rrezikon që ta mbyllë në mënyrën më të keqe futbollin. Ish-sulmuesi i Kombëtares Italiane, aktualisht pa skuadër, pas sezonit të fundit të zhvilluar me fanellën e Genoas, ka rezultuar pozitiv në testin e antidopingut të kryer në 12 maj të 2018-ës në përfundim të sfidës Benevento-Genoa.
Kjo substancë është e ndaluar nga autoritet italiane, përveç rasteve kur një lojtari i është sugjeruar nga mjeku si një integrator, suplement me pika, për dëmtime të ndryshme në sy. Mirëpo në rastin e Rossit ai ka mohuar përdorimin e kësaj substance si rezultat i një mjekimi.
Tashmë autoritet e anti0dopingut në Itali kërkojnë një vit pezullim. Sulmuesi 31-vjeçar nuk është pezulluar ende, por procesi për në ngarkim të tij do të nisë në 1 tetor në Gjykatën Sportive të Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

