Donaruma braktis Milanin në fund të sezonit, ja ku do të transferohet

Ky mund të jetë sezoni i fundit për Xhixhi Donarumën te skuadra e Milanit, pavarësisht se vendosi paqe me tifozët në verë. “Quotidiano Sportivo”  në Itali shkruan se kuqezinjtë nëse nuk arrijnë që të sigurojnë kualifikimin në Champions, do të humbasin portierin e talentuar për shkak të “Fair Play-t Financiar”.

Donaruma duket se e ka zgjedhur të ardhmen e tij, që do të jetë skuadra e PSG. Vendimtare ka qenë ndërhyrja e Verratit që e ka bindur Xhixhion të transferohet në Francë. Në vend të tij, në oborrin e Gatuzos, mund të mbërrijë Pepe Reina. Portierit spanjoll të Napolit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, ndërkohë që ka qenë një objektiv edhe në verën e viti 2017.

Klubi i Naser Al Kelaifit ka vendosur që të investojë 70 milionë euro, ndërkohë që portieri do të përfitojë 6 milionë euro në sezon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?