FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Donnarumma nëse je portieri më i mirë në botë, mos shko te PSG”

Ish-futbollisti i njohur Antonio Casano ka hapur një debat për portierin Gianluigi Donnarumma. Ai ka dyshimet e tij për transferimin e gardianit italian te skuadra e PSG, edhe pse mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi.

“Pse nëse është portieri më i mirë në botë, pse nuk kërkohet nga Bayerni, Reali apo Barcelona? Neuer është 36 vjeç, nëse ai është më i miri mund të marrë dhe vendin e Courtois apo Ter Stegen. Në fakt ai po shkon te PSG”, tha Casano.

Sipas ish-sulmuesit të njohur ai duhet të zgjidhte një tjetër skuadër për të vjuar aventurën e tij dhe të mos cilësohet si portieri më i mirë në botë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?