“Dora” e Smalling ndëshkon United, mundet nga Wolverhampton (VIDEO)
Manchester United humbi një mundësi të artë për t’u ngjitur në vend të katërt të Premier League teksa është mposhtur 2-1 nga Wolverhampton. Ndeshja nisi shumë mirë për miqtë, me McTominay që ka kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 13’ të takimit. Megjithatë, avantazhi i djajve ka zgjatur shumë pak, pasi Diogo Jota ka barazuar rezultatin në minutën e 25-tw.
Pas pushimit, United pëson një goditje të rëndë teksa Ashley Young merr kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohet nga fusha. Në minutën e 77-tw erdhi goli i fitores për vendasit, i shënuar nga Chris Smalling me dorë në portën e tij. United mbetet në vend të pestë, ndërsa Wolves ndodhet në vend të shtatë, skuadra e ngjitur nga Championship po bën një sezon të madh.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

