Dortmund kampion dimri në Bundesligë, mund Monchenglabach (VIDEO)
Borussia Dortmund e ka mbyllur si kampione e dimrit sezonin aktual në Bundeslië, duke mundur 2-1 Borussia Monchenglabach në shtëpi në javën e fundit të fazës së parë të kampionatit dhe të fundit për këtë vit.
Suksesi erdhi falë golave të Jadon Sancho në minutën e 42-të dhe Marco Reus në të 54-ën. Miqtë kanë barazuar përkohësisht me Kramer në minutën e fundit të pjesës së parë.
Dortmund kryeson kampionatin me 42 pikë, nëntë më shumë se vendi i dytë, që mbahet pikërisht nga Monchengladbach.
KOHA JONË SONDAZH

