Dortmundi 80 milionë euro shpenzime në merkato, blen edhe Julian Brandt
Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Verdhezinjtë po ndërtojnë një skuadër shumë kompetitive për sezonin e ardhshëm, për të rivalizuar skuadrën e Bayernit në kampionat.
Pas Nico Shulz dhe Thorgan Hazard, goditja e tretë është as më pak dhe as më shumë por një dëshirë e ekipeve të mëdha: Julian Brandt. 23-vjeçari i Leverkusenit nga sot është futbollisti më i ri i Dortmundit, teksa për të është paguar 25 milionë euro.
Brandt do të firmosë një kontratë deri në vitin 2024, ndërkohë që interesant është fakti që Dortmundi ka shpenzuar 80 milionë për tre blerje. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

