Dortmundi blindon kreun në Bundesligë, Bayerni i falet dopietës së Gnabry (VIDEO)

Borussia Dortmund nuk di të ndalet në Bundesligë. Verdhezinjtë kanë fituar 2-0 ndaj Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të. Ndeshja u zgjidh në minutën e 40-të teksa Sancho fitoi një 11-metërsh falë një veprimi të bukur në krahun e majtë.

Nga pika e bardhë shkoi Marcus Reus duke goditur me shumë qetësi në mesin e portës. Alcacer në minutën e parë shtesë shënoi golin e dytë për verdhezinjtë duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme që e mbajnë në krye Dortmundin në kuotën e 33 pikëve, 9 më shumë se Bayern Munich.

Skuadra e Niko Kovac ka fituar 2-1 në transfertën ndaj Werder Bremen me dy gola të shënuar nga Gnabry. Talenti zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, ndërkohë që në minutën e 33-të Osako barazoi duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e portierit Neuer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillimin e pjesës së dytë Gnabry shëni golin e dytë pas një pasimi të Muller nga krahu i djathtë. /Koha Jone/  

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?