Dortmundi e nis me “poker” sezonin e ri ndaj Leipzigut, Witsel feston me shqiponjë (VIDEO)
Borussia e Dortmundit e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Bundesligë. Verdhezinjtë fituan 4-1 në “Signal Iduna Park” ndaj Leipzigut, një kundërshtar i fortë që ka rivalizuar këto vitet e fundit për vendet më të larta në renditje.
Formacioni i Peter Stoger në fakt e nisi shumë keq takimin, pasi në sekondat e fundit të minutës së parë u ndëshkua me golin e Agustin pas një pasigurie në mbrojtje. Kundërpërgjigjja e verdhezinjve erdhi në minutën e 21-të me Dahoud, që u shërbye nga Schmelzer.
Sabitzer devijoi në portën e tij në minutën e 40-të, duke i dhënë epërsinë 2-1 Dortmundit, ndërsa pak minuta më vonë Vitsel realizoi me roveshatë në zhvillimet e një këndoreje për golin e 3-1, dhe më pas feston me shqiponjë.
Gjatë pjesës së dytë verdhezinjtë u mbrojtën mirë, për të mos e rrezikuar fitoren, madje shënuan edhe golin e katërt në shtesë me Reus.
KOHA JONË SONDAZH

