Dortmundi luan tenis ndaj Wolfsburg, shkon -1 pikë nga Bayerni (VIDEO)
Sporti E Diel, 7 Maj 2023 20:17
Dortmundi vijon betejën në distancë me Bayernin për titullin kampion në Bundesligë, teksa tashmë janë sërish 1 pikë larg.
Verdhezinjtë mundën 6-0 Wolfsburg në Signal Iduna Park. Në pjesën e parë shënuan Adeyemi, Haller dhe Malen. Në pjesën e dytë, ekipi i Terzic thelloi avantazhin me Bellingham që shënoi dopietë dhe Adeyemi.
Dortmundi shpreson që deri në fund të vijojë këtë ecuri dhe të thyejë dominimin shumëvjeçarë të Bayernit.
KOHA JONË SONDAZH

