Dortmundi nuk i ndahet Bayernit, shkatërron me “poker” Freiburgun (VIDEO)
Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin kampion. Verdheznjtë kanë fituar me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Freiburgut.
Dortmundi e nisi menjëherë me gol ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 11-të me Sancho-n, që konkretizoi një aksion perfet me shumë pasime Brenda zonë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e dytë dytës Reus dyfishoi rezultatin.
10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Gotze shënoi me portën e boshatisur pas një asisti të Reus, ndërkohë që 3 minuta nga fundi Alcacer shënoi nga pika e bardhë. Verdhezinjtë mbeten në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Bayerni kur kanë mbetur dhe 4 javë nga fundit. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

