FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dortmundi pëson një humbje të papritur ndaj M’Gladbach, shkon -4 nga Bayerni (VIDEO)

Dortmundi ka pësuar një humbje minimale 1-0 nga M’Gladbach, e cila është e dyta sezonale dhe që e mban 4 pikë larg Bayernit.

Sfida ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet, që kujdeseshin më shumë për të mbyllur hapësirat, sesa për të kërkuar golin, ndërsa në minutën e 37-të ishte 24-vjeçari zviceran Denis Zakaria që dërgoi topin në rrjetë dhe u dha avantazhin vendasve.

Vetëm tre minuta më vonë, gjithçka u bë më e lehtë për vendasit, që përveç avantazhit të një goli, fituan edhe epërsinë numerike, pasi Dahoud u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë Dortmundin me 10 futbollistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayerni i Mynihut mbetet në krye me 16 pikë, i ndjekur nga Leverkusen e olfsburg me 13 dhe Borussia Dortmund në vendin e katërt me 12 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?