Dortmundi vijon rrugëtimin perfekt, fiton edhe ndaj Werder Bremen (VIDEO)

Borussia e Dortmundit vijon marshimin në krye të renditjes së Bundesligës gjermane, pasi sot mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Werder Bremenit.

Alcacer në minutën e 20-ë dhe Reus në të 27-ën, ishin autorët e golave për verdhezinjtë, ndërsa për miqtë rihapi takimin Kruse, por pa mundur të ndryshojë fatin e fundit të ndeshjes.

Pas 15 javësh, Borussia e Dortmundit kryeson renditjen me plot 39 pikë, 9 më tepër se ndjekësit më të afert, Bayern Munchen dhe Borussia Munchengladbach.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?