Dosja e UEFA-s, zbulohen emrat e futbollistëve të Skënderbeut të përfshirë në trukime ndeshjesh

Dosja vuliminoze prej 93 faqesh e UEFA-s për Skënderbeun ka të përfshirë shumë emra, drejtuesish dhe futbollistësh të skuadrash korçare dhe jo vetëm. Në faqen 62 janë zbuluar se cilët janë lojtarët dhe ndeshjet që janë të dyshuar për trupimin.

Renato Arapi- Për performancën e dobët ndaj Dinamos së Zagrebit në vitin 2015, kartonin e kuq ndaj Krusaders, dhe perfomancën e dobët ndaj Shakhtarit të Doneskut.

Oreges Shehi- Performancë e dobët ndaj Silkenborgut në vitin 2013 dhe ndaj APOEL në vitin 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tefik Osmani- Shkakton një penallti në minutat e fundit ndaj Partizanit në vitin 2014, performancë e dobët ndaj Shakhtarit dhe ndaj Dinamos së Kievit në golin e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledi Shkëmbi- Penallti e humbur ndaj Shakhtar Doneskut, mbrojtje shumë e dobët ndaj Matersburgut, performancë shumë e dobët ndaj Dinamos.

Në listën për trukime ndeshjesh janë të përfshirë edhe Sabjen Lilaj, Marko Radas dhe trajneri Mirel Josa, por për ta nuk janë të përcaktuar lista e ndeshjeve. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?