FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Douglas Costa si Usain Bolt, arrin një shpejtësi të frikshme në aksionin ku dha asist (VIDEO)

Brazili arriti të fitonte 0-2 ndaj SHBA-së në një ndeshje miqësore. Golat e shënuar nga Firminho dhe Nejmar, por në ekipin e drejtuar nga Tite spikati mbi të gjithë Duglas Costa.

Në golin e parë të Firminhos, ylli i Juventusit arriti të merrte krahun me një shpejtësi të frikshme. Sulmuesi anësor i Juventusit, arriti në një shpejtësi deri në 34.8 km/h e matur nga sistemi GPS, duke bërë që mediat braziliane të “çmenden” pas tij. Ata kanë nisur ta krahasojnë Douglas Costën edhe me Usain Boltin, njeriun më të shpejtë në botë.

“Unë gjithmonë jam mësuar që t’i bëj gjërat e mija shpejtë, por këtë herë rëndësi kishte që nga ai aksioni erdhi goli”, deklaroi vetë Douglas Costa pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?