FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori i Barcelonës, Amor: Respekt për Romën, por ne duam të fitojmë gjithçka!

Drejtor i marrëdhënieve institucionale të Barcelonës, Guillermo Amor, foli për shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, që e përballi skuadrën katalanase me Romën.

“Roma nuk është një ekip i thjeshtë për t’u përballur. Unë mendoj se të tetë skuadrat e mbërritura në këtë raund janë të forta dhe të vështira për t’u përballur. Roma dhe Juventusi ndaj skuadrave spanjolle? Italianët kanë ekipe të forta dhe serioze, që punojnë shumë si grup dhe konkurrojnë mjaft mirë.

Objektivi i sezonit? Ne duam të fitojmë gjithçka. Qëllimi ynë është që t’i fitojmë të gjitha garat përpara. Champions është një garë tjetër, kemi edhe La Ligan dhe Kupën e Mbretit në dorë. Ndeshja e parë në shtëpi? Ne gjithmonë themi se është më mirë për të luajtur ndeshjen e dytë në shtëpi, ndaj do të përpiqemi për të shkuar në Romë me rezultatin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Amor.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?