Drejtori Sportiv i Interit sulmon Wanda Nara-n: Deklarata të pavërteta për Icardin
Drejtori Sportiv i Interit, Pier Ausilo ka reaguar pas deklaratave të Wanda Narës se klubi zikaltër ishte gati për ta shitur Mauro Icardin tek Interi.
“Janë deklarata të ekzagjeruara dhe unë mund të them se Icardi nuk do të shkojë kurrë tek Juventus. Ata kanë refuzuar një ofertë të parë, ne duam t’i rinovojmë dhe përmirësojmë kontratën, por nuk mund të flasim për këtë në rrjetet sociale ose në televizor.
Ne jemi koherentë dhe shumë të lumtur me Icardi-n, i cili nuk ka frikë nga asgjë dhe merr përgjegjësitë që i takojnë. Unë jam në zyrë çdo ditë në dispozicion të çdo menaxheri. Oferta që i kemi bërë para dy muajsh është refuzuar, por dëshira jonë është të vazhdojmë negociatat. Transferimi tek Juventus? Nuk komentoj dhe i fus një të qeshur. Nuk ka qenë kurrë afër Juventus-it.
Nuk janë parashikuar lëvizje të mëdha në janar. Jemi eliminuar nga Champions League, por ishte një objektiv i vështirë që në fillim, tani do të kërkojmë të bëjmë më mirë në Europa League. Gabigol? I kemi thënë se nuk ka hapësira këtu, do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të në Europë ose në Brazil”, ka thënë Ausilio.
KOHA JONË SONDAZH

