Drejtori Sportiv i Juventusit zbulon detajet e transferimit të Cristiano Ronaldos
Drejtori Sportiv i Juventusi, Fabio Paratici ka folur në programin “Il Codice”. Rubrikë, duke treguar disa nga prapskeni e transferimeve të yjeve te skuadra bardhezi në vitet e fundit. Pasi ka punuar së bashku me Marottën, tashmë ai është i vetëm në detyrën për të gjetur elementë që i nevojiten trajnerit Allegri.
“Me Marotën mendoj se ishim shumë mirë në të krahasuar, por edhe plotësues të njëri-tjetrit. Vetë merresha me një pjesë strikte teknike, me marrëdhëniet me agjentët, duke identifikuar lojtarët.
Blerja që ju ka angazhuar më shumë? Mendoj se ishte Tevez. Ne donim ta ringjallnim Juven dhe kontaktuam Tevez, edhe pse nuk ishim të kualifikuar për Ligën e Kampionëve. Lojtarët e mëdhenj, kur nuk luajnë në Ligën e Kampionëve, nuk të vijnë kollaj. Por, Tevez tha menjëherë: Po, edhe nëse nuk jeni në Ligën e Kampionëve, do të vij te Juve. Marrëveshja nuk u finalizua fillimisht, për arsye të tjera, ekonomike e kështu me radhë. Por, gjithmonë kemi mbajtur kontakte me të, sepse ka qenë gjithmonë obsesioni im për të sjellë Tevez te Juventusi.
Transferimi i Ronaldos? Me Cristianon ishte shumë e thjeshtë, sepse e kishte në mendje të vinte te Juventusi. Nuk kishim nevojë ta bindnim. Besoj se rreth datës 25 maj, pas përfundimit të Ligës së Kampionëve, nisi konkretizimi i gjithçkaje. Ai vendosi menjëherë dhe tha: Dua vetëm Juventusin. Ne u takuam me Mendez për Cancelo. Ai na befasoi të gjithëve, kur na tha: Ju nuk e besoni, por Cristiano dëshiron të vijë te Juventusi. Unë iu përgjigja: Nuk është se nuk e besoj, por mua më duket e vështirë të jem në gjendje të mbaroj këtë operacion. Presidenti Agnelli është një person shumë i pranishëm në jetën tonë të përditshme, sepse është gjithmonë me ne, ose të paktën gjithmonë i arritshëm.
Mund të haset lehtë. Kjo nuk ishte e planifikuar, por i thashë atij: A ke mundësi të më dëgjosh deri në fund. Ju e kuptoni çfarë situatë është krijuar në zyrën e tij, kur e pyeta nëse do të blejë Cristiano Ronaldon. Ky është një lajm sportiv, por pas tij ka shumë gjëra të tjera. Ai e kuptoi menjëherë. Mendoj se u desh një minutë për të kuptuar se ai tashmë po mendonte në atë drejtim. Kur u largova më tha: Më lejo të mendohem një, ose dy ditë, por më thirri pas 3 orësh. Për të hartuar të gjitha kontratat, ne u mbyllëm në një vilë në liqenin “Maggiore”, një ditë të tërë, me të gjithë avokatët e Juventusit dhe lojtarin”, deklaroi Paratici.
KOHA JONË SONDAZH

