FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtuesit e pezulluan për dy javë, mesfushori i Luftëtarit njofton largimin

Vendimi drastik i drejtuesve të Luftëtarit ka sjellë edhe pasojat e para te skuadra gjirokastrite. Albano Aleksi, i pezulluar me 2 takime nga drejtuesit, ka zyrtarizuar largimin nga klubi bluzi. Lajmi e ka konfirmuar përmes një statusi në rrjetin social “Instagram”.

“Cuna shum falemderit per cdo qe kaluam bashke si ne te mir edhe ne te keqe do mungoni shum jeni me te miret my brothers”-shkruan Aleksi.

Këtë sezon, 26 vjeçari ka qënë titullar i padiskutueshëm në mesfushën e gjirokastritëve, ku ka shënuar edhe 2 gola. Nuk dihet ende se kush do të jetë e ardhmja e Aleksit, por merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?