Driblime dhe “vrasës” në zonë, sulmuesi i Dortmund “çmend” drejtorët sportiv

Gjermania i ka kushtuar shumë rëndësi skuadrave të grupmoshave. Gjatë viteve të fundit, akademia e Borussia Dortmundit ka nxjerrë talente të shumtë dhe kjo traditë duket se do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme duke u bazuar në statistikat e fundit të nxjerra nga mediat gjermane.

Në fakt, një super sulmues mund t’i bashkohet shumë shpejt futbollit botëror duke pasur parasysh numrin e golave të shënuar.

Bëhet fjalë për Youssoufa Moukoko, futbollistin kamerunas me nënshtetësi gjermane, i cili po shndërrohet në sensacion të vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 13 vjeçarar por që luan me grupmoshat U-17 të Dortmundit ka pasur vetëm 16 paraqitje, por gjatë këtyre takimeve ka shënuar 30 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndeshjen e parë më 13 gusht të vitit të kaluar, para 150 tifozëve, Moukoko shënoi dy gola për nëntë minuta, kur Dortmund triumfoi 3-0 kundër SG Unterrathit.

Vetëm gjashtë ditë më vonë, më 19 gusht, ai shënoi katër gola në fitoren 6-1 ndaj Kolnit.

Për më tepër, ai ka shënuar tre gola në katër paraqitje për grupmoshat deri 16 vjeç të përfaqësueses gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?