“Dua të luaj për Kroacinë”/ Mbajeni mend Kastratin, injoron Shqipërinë dhe Kosovën

Skuadra e Lokomotivës së Zagrebit ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Rijekës.

Në këtë sfidë startuan që nga minuta e parë dy shqiptarët, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati me këtë të fundit që shënoi dhe një supergol.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 2-0 dhe me këtë fitore skuadra e Lokomotivës ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit, me një pikë më pak se Dinamo e Zagrebit, e cila ka për të luajtur një ndeshje ditën e nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori i golit, Kastrati, i lindur në Malishevë, ka shprehur së fundmi dëshirën e çuditshme për të refuzuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë për mediat kroate, ai ka deklaruar se pret ftesë nga nënkampionët e Botës.

“Nuk kam vendosur ende për Kombëtaren, por dua të luaj për Kroacinë, sepse është më e fortë se Kosova dhe Shqipëria”, është shprehur lojtari që aktualisht është pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?