Dueli i Titanëve/ Ronaldo sfidon për herë të fundit Messin dhe PSG
Pas pak minutash do të luhet një ndeshje miqësore mes lojtarëve të përzgjedhur nga Al-Hilal dhe Al-Nassr kundër PSG. Tashmë janë zbukuar dhe titullarët, për ndeshjen që do luhet në stadiumin “King Fahd”, në Arabinë Saudite.
Lionel Messi do të ketë përballë Cristiano Ronaldon, një sfidë brenda sfidës e cila pritet të ndiqet me interes nga tifozët. Të dy super yjet e nisin titullarë dhe pritet të shfaqin në fushë magjinë e tyre.
FORMACIONET
Al-Nassr & Al- Hilal All Stars (4-3-3): Al-Owais; Abdulhamid, Gonzalez, Hyun-soo, Konan; Cuellar, Al-Faraj, Talisca; Carillo, Ighalo, Ronaldo. Trajner: Marcelo Gallardo
PSG (4-3-1-2): Navas; Hakimi, Ramos, Bitshiabu, Bernat; Vitinha, Sanches, Soler; Messi; Mbappe, Neymar. Trajner: Christopher Galtier
KOHA JONË SONDAZH

