Duka dhe Shulku në takimin e UEFA-s për të ardhmen e kompeticioneve në nivel klubesh

Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku, janë duke marrë pjesë në takimin e organizuar nga UEFA me Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të të gjithë Federatave anëtare. Ky takim dy ditor zhvillohet në Budapest.

Në këtë takim të rëndësishëm është diskutuar mbi të ardhmen e kompeticioneve në nivel klubesh që organizon UEFA. 55 federatat anëtare janë informuar për dy takimet që ka zhvilluar Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me Shoqatën e Klubeve Europiane (ECA) dhe Ligat Europiane, gjatë muajit mars dhe maj të këtij viti. Një tjetër pikë e diskutimeve kanë qenë dhe marrëdhëniet e UEFA-s me qeverinë e futbollit botëror si edhe tema të tjera që ndikojnë në të ardhmen e futbollit europian.

Presidenti Duka dhe Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku kanë zhvilluar disa takime me kolegë europianë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?