Duka flet për Panuccin: Notë 10 vetëm për vete, s’ka kohë për eksperimente (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku vlerësoi me notë punën e trajnerit Christian Panucci nën drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Kur u pyet se çfarë note i vinte nga 1 në 10, Duka u shpreh: “10 i jepet vetëm vetes, ndërsa tjetrit nuk i jep dot më shumë se 6 apo 7”.

Duka mohoi të ketë kontaktuar me Bledar Kolën për t’i dhënë rolin e trajnerit, duke thënë se nuk e ka menduar kurrë shkarkimin e Panuccit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam kontaktuar me Kolën kohët e fundit. Në mars nisin ndeshjet zyrtare dhe nuk mund të bëjmë eksperimente”, theksoi Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?