Duka: Jemi më të mirët e grupit, meritojmë notën 10

Shqipëria renditet e para në Grupin E deri në këto momente me 10 pikë, pas fitores 2 me 0 ndaj Polonisë. Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një prononcim për Tv Klan pas ndeshjes, vlerësoi Kombëtaren Shqiptare, të gjithë stafin dhe gjithë ekipin për fitoren.

“Jam djersitur, kemi gëzuar gjithë ekipi, ishte një fitore shumë e mirë, dua t’i falenderoj të gjithë çunat, trajnerin, stafin, tifozët gjithashtu. Nuk ka se si mos lotosh nga gëzimi.

Tani e tutje e kanë ngritur stekën shumë dhe nëse marrin ndonjë barazim në të ardhmen atëherë do t’i shaj. Unë gjithmonë kam thënë që çdo ndeshje, çdo tur kualifikues varet nga të gjithë. Nëse jemi të gjithë pozitivë, çunat marrin energji pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Minutat e fundit të emocionojnë, ke një lloj frike, por kur mendoj tani kam pasur frikë kot sepse ata nuk na rrezikuan asnjëherë. Unë besoj deri tani jemi më të mirët e grupit. Nota 10, por kemi dhe 3 finale, asnjë ekip nuk është i dobët”, deklaroi Presidenti i FSHF Armand Duka

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?