FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka: Më vjen keq për Vllazninë, verdiktin e dha fusha e lojës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte në Korçë sot, ku i dha titullin kampion Skënderbeut dhe bëri edhe një koment për këtë sezon të sapombyllur.

“Besoj se skuadra korçare e meritoi titullin për atë që dha gjatë gjithë 35 javëve, përveç javës së fundit. Kanë mbyllur një sezon shumë të suksesshëm dhe titulli është verdikt i fushës.

Rënia e Vllaznisë? Të gjitha verdiktet janë ato që kanë ardhur pas performancave të skuadrave në fushë, që nga java e parë, deri në të fundit. Asgjë nuk korrigjohet as në dy javët e para, e as në dy të fundit. Natyrisht që futbolli ka edhe fatin në mes, por në përgjithësi është performanca ajo që vendos. Vitin e kaluar ra Tirana, këtë vit Vllaznia, dhe natyrisht që ka keqardhje për këtë, por shpresojmë që kjo të shërbejë si një mësim për t’u rikthyer edhe më të fortë në Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjërat pozitive dhe negative? Një nga gjërat më të mira është që kemi prodhuar disa lojtarë cilësorë, që edhe kanë gjetur skuadra në Europë, por mund të them se është shumë herët për të bërë bilance”, u shpreh Armand Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?