Duka: Shitja e 3 lojtarëve nga Abissnet Superiore tregon rritjen e nivelit

Transferimi i tre lojtarëve të rëndësishëm të futbollit shqiptar në arenën europiane ka marrë vlerësimin dhe urimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kreu i futbollit shqiptar ka vlerësuar potencialin e Skukës, Xhixhës dhe Simonit, që tregojnë rritjen e kampionatit tonë.

“Dëshiroj të përshëndes transferimet e rëndësishme të tre prej lojtarëve më cilësorë të Abissnet Superiores. Simon Simoni, Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha janë produkte bio të kampionatit tonë, akademive të klubeve që kanë punuar seriozisht me futbollin e moshave. Gjithmonë kam inkurajuar dhe do të mbështes ato klube dhe akademi që bëjnë punë të madhe me elementët e rinj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Simoni, Skuka dhe Xhixha janë në të njëjtën kohë edhe konfirmimi i rritjes së vazhdueshme të kampionatit, cilësisë së tij dhe tregojnë se produkti ynë ka vlera dhe mund të konkurrojë denjësisht në arenën ndërkombëtare. Ky është një shembull konkret se me pak më shumë punë dhe kujdes në menaxhim mund të kemi më shumë raste të tilla suksesi”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?