Duka: Shorti pozitiv, mund të konkurrojmë për vendin e dytë
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka komentuar shortin e hedhur mesditën e sotme në Dublin, ku shorti rezervoi në grup Francën, por dhe Turqinë me islandën. Numri një i futbollit shqiptar deklaroi se mund të kishte shkua rmë keq, pasi rrezikonim të përballeshim edhe me Gjermaninë.
“Jam më shumë i kënaqur se i pakënaqur. E shoh gotën gjysmë plotë dhe i vendos notën 7 këtij shorti. Gjithsesi nuk kualifikohesh nga shorti, por nga fusha, duhet të derdhim djersë.
Imagjino që mund të ishte grupi me Gjermani e Holandën. Pasi u hodhën dy skuadrat e para, nuk doja vetëm atë grup, të gjithë të tjerat kanë koka grupi shumë të forta, skuadra që kanë bërë mirë në Nations League dhe që kanë vështirësi të gjithë të luajnë kundër tyre. Jo më ne që jemi nga vazo e katërt. Franca është një nga më të fortët, si është për ne, është për të gjithë. Mendoj që mund të konkurrojmë për vendin e dytë, por nuk e kemi filluar ende.
Me siguri ne do të luajmë në këto eliminatore në stadiumin e ri. Uroj shumë në mars por nuk ka kohë, besoj në qershor më shumë”, deklaroi presidenti i FSHF-së.
KOHA JONË SONDAZH

