Duka uron Kombëtaren U-21: Fitore fantastike ndaj Rumanisë, objektivi “Euro 2025”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka uron Kombëtaren U21 për fitoren 3-2 ndaj Rumanisë në “Elbasan Arena”, në kuadër të kualifikueseve EURO 2025.

Në një postim në rrjetet sociale. Duka shpreh vlerësimet maksimale pë djemtë që dhanë gjithçka në fushë.

“Urime Kombëtares U21 për fitoren fantastike ndaj Rumanisë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fitore me përmbysje që na dhuroi emocione të mëdha. Vlerësime maksimale për të gjithë djemtë tanë që dhanë gjithçka në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas festës së sotme duhet të fillojmë menjëherë punën për ndeshjet e radhës për të ecur përpara drejt objektivit kualifikim në Euro 2025.”-shkruan kreu i FSHF-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?