FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF, synon mandatin e 5

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, , ka zyrtarizuar ditën e sotme kandidatuarën e tij për zgjedhjet presidenciale të Federatës së Futbollit, të cilat do të zhvillohen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

Duka rikandidon për mandatin e pestë në krye të FSHF, ku mban drejtimin e federatës që prej vitit 2002. Ka qenë vetë Duka i cili e ka bërë të ditur zyrtarizimin e kandidaturës së tij nëpërmjet një postimi në profilin e tij.

Statusi i Armand Dukës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi te gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij insistucioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas konsultave me faktorë te rendesishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?