Durimi u sos tek Partizani, ikën Iuliano rikthehet Starova

Humbja me Kamzën ishte e rëndë dhe po aq edhe pasojat e saj. Partizani ka shkarkuar trajnerin italian, Mark Iuliano. Vendim ishte paralajmëruar që dje, menjëherë pas humbjes së ‘të kuqve’, kur u njoftua edhe një takim mes Presidentin Demi dhe Iulianos, paraditen e sotme.

Në vendin e Iulianos, presidenti Demi ka vendopsur të rikthejë sërish Sulejman Starovën, trajnerin që mbylli sezonin e kaluar te Partizani dhe që zëvendëson gjithmonë trajnerët që dështojnë në drejtimin e të kuqve.

“Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aventura e Iulianos merr fund kështu bashkë me fazën e parë të Superligës, ku në 9 javë Partizani mori 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje duke grumbulluar vetëm 11 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?