FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duro debuton me fitore, Kamza mund pastër Kastriotin (VIDEO)

Klodian Duro ka debutuar me fitore në stolin e Kamzës. Pas dy humbjeve radhazi skuadra nga periferia e kryeqytetit mposhti 2-0 Kastriotin duke regjistruar suksesin e dytë sezonal dhe duke i shkaktuar Kastriotit disfatën e tretë rresht.

Në minutën e 13-të malazezi Rolovic realizoi golin e epërsisë për Kazmën dhe të parin për të në këtë sezon, ndërsa pak para fundit të pjesës Masato Fukui gjeti edhe golin e dytë për skuadrën e Duros duke vulosur suksesin e Kamzën që në pjesën e dytë vetëm sa menaxhoi rezultatin.

I guximshëm edhe Klodian Duro në këtë sfidë të parë pasi guxoi duke hedhur njëkohësisht në fushë, Rolovic, Plakun, Fukuin dhe Martinenën, 4 lojtarë me tipare të theksuara sulmuese dhe në fund zgjedhjet e tij rezultuan të goditura.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?