FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duro: Mazrekaj është futbollisti më i mirë në Superiore!

Laçi po kalon një moment shumë pozitiv në kampionat. Fitorja ndaj Teutës i ka dhënë më shumë entuziazëm trajnerit Duro që pas ndeshjes, e ka cilësuar Mazrekajn si futbollistin më të mirë në Superiore.

“Nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Sigurisht ka gabime si barazimi me Skënderbeun dhe humbja me Apoloninë. Kjo është fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadre me investime dhe kompakte. Laçi sot tregoi se është skuadër e fortë.

Duhet përqendrim në çdo moment. Mazrekajt nuk ja kam gjetur unë telat, por nëse unë do të vazhdoja te Partizani ai do të kishte karrierë të jashtëzakonshme sepse ishte 25 vjeç. Ata që erdhën pas meje nuk e vlerësuan dhe ai ra e luajti në nivele të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdhi te Laçi me pak para, jo si Seferi dhe Bregu dhe mund të them se është lojtari më i mirë në Shqipëri. Është lojtar që jep gjithmonë maksimumin dhe ka vlera të padiskutueshme. Ishte shumë e rëndësishme pas fitores me Tiranën. Unë jam trajner që shoh stërvitjen, jo privatësinë e lojtarit. Mazrekaj është djalë shumë i mirë, stërvitet rregullisht dhe shënon. Shokët e duan shumë dhe cilësia nuk diskutohet”, deklaroi Duro

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?