FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duro prezantohet te Kamza: Zgjedhje e lehtë, kam një ekip të plotë!

Klodian Duro është rikthyer në kryer të një klubi të Superiores dy vjet pasi fitoi Kupës e Shqipërisë me Kukësin. Ish-mesfushori i kombëtares do të marrë drejtimin  Kamzës, teksa sot pasdite ka bërë dhe prezantimin zyrtar.

“Doja të falënderoja presidentin për besimin që më është dhënë. Ndeshjet e para i kam ndjekur dhe kam mbetur i kënaqur me ç’ka ka paraqitur ekipi në fushë. Ne shohim për më lart, pse jo të arrijmë edhe Europën.

Nuk ishte një vendim i vështirë të merrja përsipër Kamzën. Ka një ekip të plotë, stabilitet në lojë, por edhe rezultatet nuk është se kanë çeduar shumë. Ambiciet e Kamzës janë për më lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2016 kur fitoja Kupën e Shqipërisë Shkëmbi nuk e kishte nisur karrierën e trajnerit. Unë jam në sfidën e dytë, të cilën besoj do ta mbyll me sukses. Shkëmbit i uroj pa dyshim sukses, por më vjen keq që është luajtur ndeshja me Teutën. Do të kemi mundësi të përballemi edhe tre herë të tjera”, deklaroi Duro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?