Duro: Sfida me Skënderbeun nuk vendos titullin, por duam maksimumin!

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro i cilëson 90 minuta vendimtare ato që do të luhen nesër në Korçë ndaj Skënderbeut. Ky duel do të vendosë nëse vlonjatet do të vazhdojnë të jenë ekipi anti-Skënderbe, apo do të dorëzohen ër titullin. Duro ka kërkuar që të largoje presionin.

“Nuk është ndeshje vendimtare për kampionatin, pasi nuk kemi presion për titullin duke qenë se jemi një ekip që është formuar nga fillimi në këtë sezon dhe çdo gjë bëhet në mënyrë graduale ashtu siç e ka bërë Skënderbeu gjatë këtyre viteve.

Megjithatë, duke patur parasysh momentin e mirë që po kalojmë, ku kemi kaluar tre teste të rëndësishme, dy ndaj Partizanit dhe një me Kukësin, ku skuadra është paraqitur shumë mirë. Duke patur parasysh që kemi përballë skuadrën më të mirë të kampionatit shqiptar, them që do të jetë një duel interesant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po shkojmë në Korçë për të marrë maksimumin, sepse në një ndeshje futbolli janë të pranueshëm të tre rezultatet. Sigurisht që fitorja jonë do ta bënte kampionatin më interesant, ashtu si do ta bënte nëse do të fitonim në Kukës me distancën që do të ishte më e afërt, por fitorja na iku nga duart për pak. Do të ishte një situatë tjetër. Skënderbeu është më i qetë duke qenë se ka një diferencë pikësh, e cila ta krijon qetësinë e vazhdimësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Infermieria? Mungesat tona janë Sidibe, që për mua është një pikë shumë e rëndësishme, por edhe Zhufo që ka një dëmtim muskulor që ndoshta do të jetë disa kohë jashtë skuadrës. Bicaj rikthehet dhe është i gatshëm, ashtu si edhe Muarem”, ka thënë Duro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?