Dy legjendat e Romës futen “mik” për Panuccin te Roma

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci shumë shpejt mund të marrë drejtimin e Romës. Strategu italian shpreson që skuadra e Romës të humbasë sot në shtëpi kundër Sassuolos. Në rast se ndodh diçka e tillë, atëherë me shumë mundësi trajneri Eusebio Di Francesco do të pushohet nga skuadra.

Ky i fundit po vuan shumë, pasi sezoni ka nisur keq dhe ekipi po bën gabime skandaloze në mbrojtje. Drejtuesit kanë humbur durimin dhe po punojnë për emrin e ri që mund t’i besohet drejtimi. Francesco Totti dhe Daniele De Rossi kanë shprehur pëlqimin e tyre për Christian Panucci dhe u kanë kërkuar drejtuesve të nisin kontaktet me numrin një të stolit të Shqipërisë.

Panucci ka lënë shumë mbresa në kryeqytetin italian, pasi ka luajtur me fanellën e Romës nga viti 2001 deri në vitin 2009 duke koleksionuar 226 ndeshje dhe 21 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?