Dy mesfushorët e Bayernit dalin pozitiv me Covid-19

Dy futbollistët e Bayernit, Leon Goretzka dhe Javi Martinez kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19. Njoftimi u bë nga vetë klubi bavarez. Ata do të humbasin ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër Hoffenheim në “Allianz Arena”.

“Leon dhe Javi janë në karantinë dhe do të qëndrojnë jashtë skuadrës për momentin. Ashtë turp që janë prekur të dy,”  tha trajneri i Bayernit, Hansi Flick, në konferencën për shtyp të së premtes.

Goretzka, është pjesë e formacionit titullardhe ka startuar në 12 nga 18 ndeshjet e Bayernit këtë sezon. Martinez ndërkohë ka luajtur nga minuta e parë në vetëm tri  takime. Flick gjithashtu zbuloi se Bayerni do të mbetet pa portierin rezervë Alexander Nuebel është dëmtuar dhe do të mungojë për 2-3 javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?