Dy ndeshje brenda 24 orësh në “Air Albania”, edhe Partizani luan aty

Stadiumi i ri “Air Albania” në kryeqytet, është kthyer në arenën e preferuar të klubeve të Kategorisë Superiore.

Kështu pas ndeshjes Kukësi-Tirana, që është në program për t’u zhvilluar mbrëmjen e të premtes, 24 orë më vonë “Air Albania” do të presë edhe ndeshjen tjetër të javës së 23-të, atë mes Partizanit dhe Bylisit.

Kampionët në fuqi kanë njoftuar lajmin në rrjetet sociale duke ftuar tifozët për të qenë të pranishëm në impiantin modern të shtunën e 22 shkurtit, në orën 17:00. Më herët në “Air Albania” janë luajtur edhe derbi i kryeqytetit, Kukësi-Partizani, Tirana-Teuta dhe Tirana-Skënderbeu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?