Dy penallti të humbura i prishin ëndrrën Shkëndijës në Europa League (VIDEO)

Shkëndija është mposhtur edhe në sfidën e kthimit ndaj Rosenborg, këtë herë në shifrat 0-2. Skuadra e Qatip Osmanit në fakt e prishi vet “ëndrën” e saj, duke humbur dy 11-metërsha.

Në fillim ishte Besart Ibrahimi që gaboi penalltinë në minutën e 20’ të pjesës së parë, duke shpërdoruar kështu një mundësi të artë për ta hapur ndeshjen. Por nuk do të mjaftonte kjo, pasi të njëjtën gjë bënte edhe Izair Emini në minutën e 49’.

Pas këtyre dy mundësive të shpërdoruara, Shkëndija dorëzohet dhe lëshon në lojën e saj. Miqtë e Rosenborg do të reagonin duke shënuar dy gola për të hipotekuar kualifikimin me  Hovland dhe Reginiussen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atalanta e shqiptarëve Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti ka dështuar të kualifikohet në grupet e Ligës së Europës, duke u eliminuar nga Kopenhagen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?