Dy raste me Covid te Lokomotiva e Zagrevit, anulohet ndeshja ndaj Grezdës
Ndeshja javës së tretë të kampionatit kroat mes Osijek-Lokomotiva e Zagrebitm nuk do të luhet ditën e sotme. Shkak është bërë infektimi i dy lojtarëve të kryeqytetit të Kroacisë, të cilët janë infektuar me COVID-19, ndërsa 5 lojtarë të tjerë kanë ethe.
Takimi ishte planifikuar në orën 17:05, por me të konfirmuar lajmin e dy lojtarëve me koronavirus, është vendosur që sfida të mos luhet.
Në të dy skuadrat kroate aktivizohen 6 futbollistë shqiptarë: Eros Grezda (Osijek) dhe 6 të tjerë te Lokomotiva (Mersinaj, Çoka, Tuci, Kallaku, Maliqi dhe Tahiraj).
KOHA JONË SONDAZH

