Dy shqiptarët e Arsenalit urojnë për “Ditën e Flamurit”, ja mesazhi i tyre

Dy futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë tek Arsenali kanë uruar të gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit. Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka kanë bërë shqiponjën dhe u kanë dërguar një mesazh të përzemërt shqiptarëve.

“Gëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit. U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri-tjetrin. Gëzuar dhe për shumë vjet Dita e Pavarësisë Kombëtare. Kalofshi sa më mirë këtë Ditë të Madhe.”, Shkroi Mustafi në profilin e tij në Instagram.

Xhaka ndërkohë shkroi në profilin e tij: “Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës. Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?