Dy yje të City-it dalin pozitiv me koronavirus, humbin startin e kampionatit

Manchester City ka konfirmuar se testet e Riyad Mahrez dhe Aymeric Laportes tregojnë se janë bartës së koronavirusit. Sikurse e kërkon protokolli, të dy lojtarët do t’i nënshtrohen një periudhe vetizolimi. Klubi anglez konfirmoi gjithashtu se asnjëri nga lojtarët nuk po tregon ndonjë simptomë të virusit.

Deklarata e Manchester City-t:

“Manchester City mund të konfirmojë që Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Të dy lojtarët aktualisht janë në vetizolim në përputhje me protokollin e Premier League-s dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ata nuk kanë simptoma të virusit. Të gjithë në klub i urojnë Riyad dhe Aymeric shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në stërvitje për sezonin e ri.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mahrez, 29 vjeç dhe Laporte, 26 vjeç, nuk janë futbollistët e parë profesionistë që kanë rezultuar pozitivë me virusin famëkeq në javët e fundit. “Ylli” i PSG-së, Neymar, javën e kaluar e mori COVID-19 gjatë pushimeve në Ibiza, ashtu si shokët e ekipit Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?