FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dybala: Faji im që nuk luaj, por do ta fitoj vendim tim te Juventusi

Fillimi i sezonit është për t’u harruar nga Paulo Dybala, pasi ka përfunduar në stol në katër nga pesë ndeshjet e para duke përfshirë dhe sfidat e Argjentinës.

Mund të ketë shumë shkaqe, nga forma jo optimale, te gjetja e gjuhës së përbashkët në fushë me Ronaldon, gabime të cilat vetë futbollisti i ka pranuar në një intervistë për Gazzetta dello Sport :”E pranoj që nuk e kam filluar sezonin si vitin e kaluar apo edhe në vitin 2016. Një gjë është e sigurt: Dua të shkoj në Torino për të punuar me synimin për të fituar vendin tim te Juventusi. Dua që të jem gati që për ndeshjen e së dielës dhe më pas atë të Championsit ndaj Valencias, ku kemi edhe më shumë motivim.

Çfarë mendova kur mora vesh se do të vinte Ronaldo? I thash vetes që kam pasur fatin që kam luajtur me Messin në kombëtare dhe tani kam mundësinë të luajë me Ronaldon te Juvja. Me të bashkëpunojmë mirë. Duhet të vazhdojmë që të stërvitemi, pasi kemi një sezon të gjatë përpara”, deklaroi Dybala.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?