Dyshohet si i prekur nga coronavirusi, lojtari në Seria A stërvitet veçmas
Coronavirusi ka shkaktuar kaos në veri të Italisë, teksa deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në mbi 5000. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa është dyshuar edhe për një lojtar në Serie A.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Edoardo Goldaniga. Mbrojtësi i Genoas është kontrolluar pasi është me origjinë nga Codogno (ku të afërmit akoma jetojnë), por analizat kanë treguar se ai nuk rezulton me coronavirus.
Sidoqoftë klubi kuqeblu në marrëveshje me lojtarin, vendosën që ai të stërvitet veçmas nga grupi si një masë paraprake.
KOHA JONË SONDAZH

