FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E ardhmja e Sadikut e paqartë, presidenti i Legias: Ai do të luftojë, më pëlqen!

Armando Sadiku duket i destinuar për t’u larguar në merkato e janarit nga skuadra e Legias së Varshavës. Sulmuesi i kombëtares sonë do ta ketë edhe më të vështirë tashmë për të gjetur një vend në formacion, pasi ekipi polak ka transferuar sulmuesin e njohur Eduardo Da Silva.

Sadiku është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje si titullar në 17 ndeshje në total gjatë këtij sezoni. Dy gola të shënuar në kampionat, nuk janë shifra shumë optimiste për 26-vjeçarin, i cili po sheh mundësinë për t’u larguar në një ekip tjetër. Në lidhje me zërat e fundit ka folur edhe presidenti i ekipit të Legias së Varshavës, Dariusz Mioduski.

“Çështja është e hapur. Por Sadiku dëshiron të luftojë, ai nuk heq dorë. Më pëlqen!”, ka thënë numri një i ekipi polak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi i kombëtares ka pasur një ofertë të mirë nga ekipi i Basaksehir, por nuk përjashtohet as mundësia që të qëndrojë deri në fund të sezonit, për të pasur më shumë kohë për të gjetur një tjetër ekip. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?