FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bleu 4 mln euro, zbulohet shifra që refuzoi Tare për ta shitur Luis Alberton

Luis Alberto është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lazios dhe ofertat për spanjollin nuk kanë munguar. Mediat italiane kanë zbuluar se në verë, presidenti Lotito refuzoi plot 30 milionë euro për spanjollin, ofertë e ardhur nga klubi i Sevillas.

Për presidentin e bardhekaltërve, Luis Alberto vlen 60 milionë euro dhe 26-vjeçari mund të largohet nga klubi kryeqytetas vetëm për një shifër të tillë. Luis Alberto u transferua te Lazio në verën e vitit 2016 nga anglezët e Liverpool për 4 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Në këtë sezon, mesfushori ka luajtur në 12 takime, përfshirë Seria A dhe Europa League, duke arritur të gjejë rrugën e rrjetës dy herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?