E bleu 8 milionë euro, Napoli refuzon 103 milionë euro për mbrojtësin nga United
Të gjithë të çmendur pas Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi i Napolit nuk ka humbur asnjë minutë gjatë këtij sezoni duke përfunduar në planet e shumë klubeve të mëdha europiane.
Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester City janë në ndjekje të senegalezit, i cili u ble në vitin 2014 për vetëm 8 milionë euro. Një shifër që në harkun e pak viteve tashmë ka kaluar 100 milionë euro.
Sipas mediave angleze, në zyrat e klubit të të kaltërve ka mbërritur një ofertë 103 milionë euro për Koulibaly, po që është refuzuar nga presidenti Aurelio De Laurentiis. Mourinho prej kohësh është në kërkim të një mbrojtësi, teksa ka bërë dhe propozimin e parë konkret, i cili është hedhur poshtë. Kontrata e Koulibaly me Napolin skadon në vitin 2023, por në verën e ardhshme do të jetë e vështirë për ta mbajtur. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

