FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Gerrard bën një ofertë “joshëse” për Eros Grezdën

Në Kroaci janë të bindur se Osijeku është duke përgatitur një operacion të madh në merkato. Portali i njohur “index.hr”, shkruan se Rangersi është në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Jamie Murphy, dhe Eros Grezda duket se ka bindur legjendën Steve Gerrard. Referuar këtij burimi, skuadra skoceze është gati për të paguar 2.45 milionë euro. Një shifër e konsiderueshme për klubin kroat.

Sulmuesi shqiptar është i pafat, pasi u dëmtua në kohën kur emri i tij ishte kryefjalë e merkatos. Lojtari i kombëtares shqiptare që luan në Kroaci me ekipin e Osijekut ka bërë mirë dhe ka fituar vëmendjen e disa klubeve në liga të ndryshme, por dëmtimi ndaloi gjithçka dhe 23-vjeçari mbeti në Kroaci. Sezoni i ri ka nisur, por mesfushori me tipare të avancuara ende nuk ka luajtur asnjë minutë.

23-vjeçari do të mungojë për ekipin kombëtar për sfidat e shtatorit ku Shqipëria do të luajë kundër Izraelit dhe Skocisë në UEFA Nations League. Kalimi i gjakovarit nga Osijeku te Rangers do të ishte një hap para në karrierën e tij, por mbetet të shihet nëse Gerrard e ka seriozisht për ta marrë më vete në Skoci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?