FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Inter dhe PSG hidhen në sulm për shqiptarin që luan në La Liga

Enis Bardhi po mbyll një sezon fantastik në Spanjë te ekipi i Levantes. Mesfushori me prejardhje shqiptare shënoi dy gola në fitoren 5-4 ndaj Barcelonës, duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur. Deri më tani ai ka shënuar 9 gola në total gjatë këtij sezoni, teksa pjesën më të madhe e ka realizuar nga goditjet e lira.

Bardhi tashmë ka përfunduar në objektivin e skuadrës së PSG, por edhe të Interit. 22-vjeçari sipas “ESPN” është një element që mund t’i shërbejë shumë klubit italian, që është në kërkim të një mesfushori me kualitet. Në rast se nuk arrihet kualifikimi në Champions, atëherë ai do të bëhej një zgjidhje emergjente, pasi Interi nuk ka mundësi për të paguar kartonin te Barcelona.

Gjatë ditëve në vijim pritet të zbardhet e ardhmja e mesfushorit shqiptar të Levantes./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?