E bujshme/ Liverpooli refuzon ofertën 2 miliardë dollarë nga kushëriri i pronarit të City-it

Kushëriri i pronarit të pasur të Manchester City, Sheik Mansour ka bërë përpjekje për të blerë Liverpoolin me një ofertë prej 2 miliardë dollar sipas mediave britanike.

Sheiku Khaled Bin Zayed Al Nehayan është pjesë e familjes në pushtet Abu Dhabi dhe thuhet se është takuar me pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group në fund të vitit 2017. Mendohet se propozimi i tij ka qenë 2 miliardë dollarë, që do ta bënte blerjen më të shtrenjtë të një klubi futbolli.

Drejtuesit e Liverpooli janë të bindur se klubi nuk është në shitje, megjithëse ata po kërkojnë një marrëveshje të ngjashme investimi me atë të Manchester City-it të bërë me konsorciumin kinez CMC. Tetorin e kaluar pronarët e Liverpool , thuhet se refuzuan një ofertë prej 1.5 milionë dollarë për të blerë klubin nga një konsorcium i udhëhequr nga Amanda Staveley, por edhe ky propozim u hodh poshtë nga pronarët e klubit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?