E BUJSHME/ Mediat italiane: Prapa të gjitha akuzave të Ronaldos qëndron Reali
Cristiano Ronaldo beson se Real Madridit dëshiron ta fundos atë, duke qëndruar prapa akuzave për përdhunim dhe kartonit të kuq në ndeshjen kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetës italian “La Repubblica”, marrëdhëniet e Ronaldos me klubin madrilen u prishën në dhjetorin e vitit të kaluara. Ronaldo kishte një gjyq për shkak të mos pagesës së taksave, teksa Real Madridi dhe Florentino Perezi refuzuan që ta mbronin. Sulmuesi portugez u shpreh i kënaqur, pasi deklaroi se ata nuk bënë të njëjtën gjë si Barcelona me Messin.
Si rezultat i këtyre, ai vendosi që të largohet nga Bernabeu gjatë verës, por është raportuar një teori interesante se Real Madridi po qëndron prapa këtyre rasteve të fundit të sulmuesit të Juventusit.
Sipas kësaj teorie, Ronaldo është i bindur se çdo gjë që është duke i ndodhur atij, dështimi për të fituar çmime, akuzimet për përdhunim, kartoni i kuq ndaj Valencias, largimi i sponsorëve, janë plane të ish-klubit të tij, ku qëndroi për nëntë vite e gjysmë.
KOHA JONË SONDAZH

